E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhunuan punonjësit e policisë, pranga 3 të rinjve në Pogradec

Pronari i një lokali në Pogradec dhe dy persona janë arrestuar këtë të diel, pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Në pranga përfunduan shtetasit me iniciale F. B., 19 vjeç, K. T., 20 vjeç, si dhe N. K., 19 vjeç. Ky i fundit ishte dënuar më herët për vjedhje

Si rezultat i kontrolleve, në katin e parë të banesës së shtetasit F. B. u konstatua i hapur në kundërshtim me ligjin, një ambient i përshtatur si lokal, brenda të cilit ndodhej ky shtetas me dy të tjerë, K. T. dhe N. K.

Ata kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, duke mos iu bindur urdhrave të tyre për kontrollin e lokalit dhe shoqërimin për në Komisariat. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik, 20-vjeçarit K. T. iu gjet e sekuestrua një thikë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë