Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim dy autorë të cilët kanë dhunuar gazetarin Elvis Hila dhe bashkëshorten e tij.

 

 

Nga informacionet paraprake, dyshohet se sulmi ka ardhur për shkak të detyrës,.

 

Lezhë

 

Goditen për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim autorët e dyshuar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.

 

Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë.

 

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës.

 

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *