E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhunuan dhe grabitën çiftin e moshuar në Dibër, arrestohen katër të rinj

Katër persona janë arrestuar në Dibër, pasi dyshohet se janë autorët e grabitjes së një banese më 22 shkurt në fshatin Cernem.

 

Në pranga për vjedhjen me dhunë të sendevë në banesën e çifitit Dulja përfunduan: A. V., 23 vjeç, S. C., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç dhe Z. E., 25 vjeç. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim edhe 2 persona të tjerë, bashkëpunëtorë në vjedhje.

 

Po ashtu, është bërë e mundur gjetja e disa provave materiale të vjedhura në banesën e të moshuarit, të cilat ishin fshehur në banesën e autorit të dyshuar S. C.

Vazhdo të lexosh

Reklamë