E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhunonte bashkëjetuesen dhe justifikohej se i kishin bërë magji, arrestohet 48-vjeçari në Mat

Një 48-vjeçar është vënë në pranga, pasi ushtronte vazhdimisht dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Kjo e fundit, si pasojë e dhunës është trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik Tiranë.

 

Reklamë

48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj saj, kishte paguar një person nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji.

 

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 380 copë fishekë luftarak.

Vazhdo të lexosh

Reklamë