E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhunonin bashkëshortet, arrestohen dy burra në Fier

Dy persona janë arrestuar në Fier, pasi kishin dhunuar bashkëshortet. Sipas policisë në pranga ka rënë E.T 46-vjeç i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Gjithashtu është arrestuar edhe A.A 51-vjeç banues në Velmish pasi ka rrahur bashkëshorten.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të  Stacionit të Policisë Patos ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. T., 46 vjeç banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 51 vjeç, banues në fshatin Velmish, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë