E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dhunoi të njohurin dhe i mori makinën, pranga elbasanlliut

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit si pasojë e ngjarjes së ndodhur pasditen e të premtes në këtë qytet.

 

Policia ka bërë me dije se ka arrestuar shtetasin B.M., 39 vjeç, banues në lagjen “Ali Pasha” dhe shtetasen F.C. 28 vjeçe, banuese në po të njëjtën lagje.

 

Reklamë

39 vjeçari B.M., të premten pas një konflikti me shtetasin A.G., e goditi këtë të fundit me sende të forta dhe I mori automjetin.

 

Ndërsa shtetasja, F.C. dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të të dëmtuarit A.G., për të tërhequr kallëzimin.

 

Policia thotë gjithashtu se pas denoncimeve gjatë kontrrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.M., është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një dozë lëndë narkotike e llojit heroinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë