Një 21-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga pasi dhunoi dhe i vodhi para nënës së tij.

 

Policia është njoftuar nga nëna e të riut e cila i informoi se djali e kishte dhunuar dhe më pas i kishte vjedhur një shumë parash për të blerë lëndë narkotike të fqinji i tyre.

 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës fqinjit në fjalë, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë; A. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”; F. Sh., 64 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *