Një 53-vjeçar ka rënë në pranga në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Po ashtu është arrestuar djali i tij, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të atit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 53 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, babë e bir, banues në Durrës, pasi shtetasi K. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa shtetasi E. D. ka ushtruar dhunë ndaj ndaj babait të tij”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *