Kronikë
Dhunoi punonjësit e policisë, kapet i riu

Një 27 vjeçar që goditi dhe kanosi punonjësit e policisë një muaj më parë për shkak të detyrës është vënë në prangat e policisë në Lezhë.
Sipas policisë i riu me iniciale B. K., banues në Mamurras, akuzohet për veprën penale “Kundërshtim, goditje dhe kanosje për shkak të detyrës”.
Ndaj tij, Gjykata e Apelit Tiranë , në tetor 2019, caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi me datë 10.09.2019, kundërshtoi , goditi dhe kanosi punonjësit e Policisë së Rendit Publik gjatë ushtrimit të detyrës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




