E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhunoi punonjësin e policisë, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar është arrestuar në Rrëshen, pasi ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e policisë.

Ky i fundit i kërkoi shtetasit L(A). V., banues në Mirditë, që ta zhvendoste diku tjetër automjetin e tij, sepse pengonte qarkullimin e mjeteve të tjera.

I arrestuari jo vetëm që nuk iu bind punonjësit të policisë, por edhe e qëlloi atë.

Për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikohet dënim deri në 5 vjet burgim.

Gjatë kontrolleve të ushtruara së fundmi nga policia, 4 persona kanë përfunduar në pranga pasi drejtonin makinën në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë