Një 49-vjeçar ka rënë në pranga në Korçë, pasi ka dhunuar nipin e tij 23-vjeçar. Ky i fundit u pajis me urdhër mbrojtjeje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin L. Ç., 49 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nipit të tij 23-vjeçar (djalit të vëllait), i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv