Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar dhe ka nisur porcedim ndaj vëllait të tij, 15 vjeç, pasi kanë dhunuar dy adoleshentë.
Policia njofton se dy vëllezërit kanë përndjekur dhe më pas dhunuar me sende të forta dy 12-vjeçarë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. K., 21 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij 15 vjeç, pasi dyshohet se kanë përndjekur dhe goditur me sende të forta dy shtetas 12 vjeç.”, njofton policia./vizionplus.tv