E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhunoi me grushte dhe shkelma dy vajza në mes të Tiranës, arrestohet 30-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi akuzohet se ka dhunuar me grushte dy vajza në kryeqytet.

 

Albina Ruko, 26-vjeç dhe Mirela Ruko, 29-vjeçe, po ecnin në Rrugën e Bogdanëve, aty ku banojnë, teksa u kapën në befasi dhe u dhunuan nga Denis Telo.

 

Vajzat deklaruan në polici se agresoi i ka sulmuar fizikisht pa arsye.

 

Mësohet se Telo vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është arrestuar edhe më parë për dhunë ndaj kalimtarëve.

 

 

Vazhdo të lexosh