E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhunoi gruan dhe dy fëmijët e mitur, arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Nicë, pasi akuzohet për përdhunim, dhunë në familje, abuzim verbal dhe lëndim trupor.

Sipas informacioneve, bashkëshortja e tij 36-vjeçare ka përshkruar në polici se mesditën e datës 26 gusht, autori është kthyer nga puna në gjendje të dehur dhe ka nisur ta dhunojë dhe kërcënojë at , si edhe dy fëmijët e mitur.

Reklamë

I arrestuari, sipas denoncimit, ka vazhduar të dhunojë gruan në sy të fëmijëve të tyre me fraza që fyente nderin dhe dinjitetin e saj dhe më pas është drejtuar drejt vajzës së tyre dhe e ka goditur me grusht në pjesën e pasme të kokës.

Një natë më parë, sipas asaj që ka pretenduar viktima, 36-vjeçari e kishte detyruar të kryente marrëdhënie pa dëshirën e saj./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë