Policia e Fierit ka arrestuar këtë të martë në Fier 43-vjeçarin me iniciale Y.R.

Burri, sipas njoftimit të policisë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Kjo e fundit, është pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Y. R., 43 vjeç, banues në fshatin Kashisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *