E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhunoi fizikisht mësuesen/ Procedohet penalisht 41-vjeçarja në Memaliaj

Një 41-vjeç është proceduar penalisht, pasi ka dhunuar fizikisht mësuesen e shkollës 9-vjeçare në Memaliaj.

 

Reklamë

Gruaja, e cila dyshohet se është tezja e nxënëses, akuzohet për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

 

Memaliaj

 

Dhunoi fizikisht një shtetase (mësuese), procedohet penalisht 41-vjeçarja.

 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. K., 41 vjeçe, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

 

Ditën e sotme, në ambientet e shkollës 9-vjeçare Memaliaj, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 41-vjeçarja (familjare e një nxënëseje) ka dhunuar fizikisht një mësuese në këtë shkollë.

 

Materialet procedurale në ngarkim të shtetases S. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë