Ka nisur procedimi për një 28-vjeçare në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre. Ka qenë -ishbashkëshorti i saj ai që ka bërë kallëzimin në polici.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. M., 28 vjeçe, banuese në Fier, pasi ish-bashkëshorti i saj ka kallëzuar se shtetasja Xh. M. ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *