E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e saj, arrestohet gruaja nga Kuçova

Policia e Kuçovës ka arrestuar një grua, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshortin e saj.

Në pranga ra një 60-vjeçare me iniciale L.T., banuese në Kuçovë.

Gruaja është arrestuar pas denoncimit se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj burrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë