E diel, 8 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhunoi bashkëshorten dhe vajzën, arrestohet 53-vjeçari në Shkodër

Një 53-vjeçar është vënë në pranga nga uniformat blu pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Pas denoncimit, policia e Shkodrës ka bërë të mundur prangosjen e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin P. G., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, një 20-vjeçar, banues në fshatin Shtoj i Ri, është proceduar pasi ka dhunuar prindërit./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë