Dhunohet xhamia e qytetit te Bilishtit.Objekti kryesor I kultit mysliman në Bilisht siç është xhamia e këtij qyteti, bëhet objekt dhune.

 

Dyshohet për një akt keqbërës të kryer në xhaminë e Bilishtit, ngjarje kjo që ka sjellë edhe reagimin e Myftiut të Devollit Artur Vrenozi. Ai flet për një dhunim të rëndomtë të objektit të kultit mysliman, duke u nisur nga thyerja e dritares të xhamisë.

 

 “Nuk është dëmtuar arka ku dhurohen të holla nga besimtarët dhe as fonia e xhamisë, por ndërhyrja ka tendencë dhunimi të objektit” deklaroi Myftiu Vrenozi.

 

 

Mendohet se shkatërrimi I dritares së xhamisë ka qënë një tentativë për vjedhjen e saj. Policia e Devollit e sinjalizuar për këtë rast, ka nisur menjëherë hetimet. Sipas Myftiut të Devollit, ky është rasti I dytë brenda një jave që regjistrohen dhunime të xhamive.

 

Ai tha se disa ditë më parë është dhunuar objekti I kultit mysliman në fshatin Dishnicë. Dhjetra raste të vjedhjeve e dhunimit të objekteve të kultit janë raportuar nga klerikët në zona të ndryshme të Qarkut të Korçës. Më të prekura nga dhunimet kanë qënë objektet e kultit ortodoks, ku mund të theksohet vjedhja e ndodhur pak kohë më parë në Katedralen e qytetit të Korçës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *