Një polic bashkiak u dhunua barbarisht në Vlorë për shkak të një gjobe që i kishte vendosur shoferit të një mjeti furgon që operon në linjën e fshatit Bestrovë.
Bruno Jazaj ka fraktura në kokë dhe në hundë. Në një deklaratë nga spitali ai ka rrëfyer se është qëlluar për shkak të detyrës.
Lexo edhe :
Related Posts
““Sapo mbylla punën shkova për të larë makinën mora në telefon të zotin e lavazhit. Sapo shkoj atje sapo zbres nga makina shikoj një djalë më flet nga larg ‘o gangster që vendos gjoba’. I thashë çfarë ke, isha me uniformë veshur, i lodhur. Më tha mos i vendos më gjoba njerëzve, i thash po bëj punën e shtetit, më tha lëre punën e shtetit do bësh si të them unë, se s’e ke idenë çfarë të bëj. Më shau nga familja, në moment që i thash mbaji për vete, u drejtua për të më qëlluar. Ngre duart për tu mbrojtur, më pas ai shkon të marrë një levë, ndërsa unë u futa në makinë dhe mora sallën operative. I njoftova që po më dhunojnë dhe po më bëjnë presion për shkak të detyrës, e më pas po prisja të vinin. Ai ka gërvishtur makinën me sende të forta, levë, dhe tentonte të thyente xhamin”, tha polici.
Polici ka treguar se është dhunuar edhe nga i ati i autorit.
“Pas 3-4 minuta vjen një person tjetër, më zë rrugën e daljes me mjet, ky ishte babai i tij.. I them shihe djalin se nuk është mirë, më tha lëre djalin dhe më qëlloi, kishte një palë çelës anglez. Erdhi pronari lavazhit që ia hoqi çelësin nga dora. Erdhën të dy, derisa humba ndjenjat, dhe më qëlluan me grushte, unaza çfarë kishin. Me çelësin më kanë shkaktuar dëmtim në hundë”, tregoi ai.
Ndërkohë policia ka nisur procedimi penal për babë dhe bir për dhunimin e efektivit të Policisë Bashkiake Vlorë. /vizionplus.tv