E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dhunohen zyrat e Bashkisë në Pogradec

Katër zyra në bashkinë e Pogradecit janë dhunuar gjatë natës duke u gdhire e premtja. Në zyrën e Punës, te Institutit te Sigurimeve Shoqërore, ne zyrën e Pyjores dhe atë te Aluiznit, dyert ishin hapur me force nga autoret. Ata kane shkatërruar pothuajse gjithçka, duke nxjerrë jashtë sirtarëve qindra dokumente.

 

Policia beri te ditur se agresoret kanë shkatërruar dokumentet zyrtare, por nuk i kane vjedhur dosje. E vetmja zyrë që ka shpëtuar pa u dhunuar është ajo qe i përket degës së PD në Pogradec. Hetuesit kane sekuestruar pamje te kamerave te sigurisë rreth bashkisë për te identifikuar autoret.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë