Subscribe

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e 14 shkurtit, në Elbasan ku një 40 vjeçar i identifikuar si Durim Koçi ka dhunuar brutalisht një të moshuar që punonte si roje në shkollën 9 vjeçare “Qamil Guranjaku”.

Episodi u regjistrua në orarin e punës në prezencë të fëmijëve, duke vënë në pikëpyetje sigurinë në institucionet arsimore.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi , njëkohësisht edhe prind në shkollën ku ndodhi konflikti, Robert Gajda.

Komisioneri dënoi ngjarjen dhe ftoi organet ligjzbatuese ta marrin me seriozitet çështjen dhe mos ta minimizojnë. Ndërsa e konsideroi të papranueshme dhunën e ushtruar në shkollë, Gajda tha se është domosdoshmëri pajisja e shkollave 9 vjeçare me oficerë sigurie.

Fakti që roja u dhunua nga një prind që ka katër fëmijë në këtë shkollë e bën dhe më alarmante situatën pohoi Gajda.

Të tronditur për episodet e dhunës në ambjentet e shkollës u shprehën edhe prindër të tjerë. Ata kërkuan siguri nga organet ligjzbatuese.

70 vjeçari ka lënë ambjentet e spitalit dhe ndodhet në banesë jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se përplasja ka nisur fillimisht me gruan e 40-vjeçarit, pasi ai nuk ka pranuar ta lejojë të hyjë në shkollë gjatë orarit mësimor. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *