E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani, identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri prej autorëve

Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, u dhunua ditën e djeshme në Vlorë rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike.

Policia njofton se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim njërin prej autorëve të dyshuar të ngjarjes. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Xh., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Reklamë

40-vjeçari u shpall në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Reklamë

Avokati Cakrani vijon të jetë në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit të policisë ditën e djeshme, ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, gjatë kohës që avokati ka qenë duke furnizuar automjetin me karburant.

Dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pozicionit se si e kishte lënë avokati automjetin që sipas dy personave.

Personat të cilët e dhunuan e akuzuan se makina e avokatit kishte bllokuar edhe automjetet e tjera dhe për këtë arsye dyshohet se e kanë dhunuar fizikisht./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë