Presidenti Ilir Meta reagoi për ngjarjen që tërhoqi aq shumë vëmendje dhe u komentua nga të gjithë. Dhunën e ushtruar nga efektivët e Policisë së Shtetit ndaj një 15-vjeçari tek liqeni artificial, kreu i shtetit e dënoi me forcë. Sipas tij, kjo ngjarje na kthen pas në kohët e arbitraritetit.

“Dënoj me forcë sjelljen joprofesionale, shproporcionale dhe të dhunshme të disa punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj një të mituri, i cili sipas raportimeve paraprake po lëvizte jashtë orarit të lejuar për shkak të masave kufizuese të marra në kuadër të gjendjes së pandemisë. Ky akt tepër i rëndë dhe i dënueshëm dëmton seriozisht imazhin e Policisë së Shtetit duke na kthyer pas në kohët e arbitraritetit. Veçanërisht sjellja e çdo institucioni shtetëror përkundrejt të miturve në këto kohë të vështira duhet të garantojë ndërgjegjësimin e tyre për rëndësinë dhe respektimin e masave kufizuese, dhe jo ushtrimin e forcës policore.”

Duke kërkuar që të zbardhen të gjitha përgjegjësitë ligjore, Meta i bëri thirrje Policisë së Shtetit që ta ushtrojë me kujdes punën e saj.

Ngjarja ndodhi te premten në afërsi të liqenit artificial, një zonë mjaft e frekuentuar nga kalimtarët edhe në situatën e izolimit. Raportohet se adoleshenti është dhunuar pasi kishte thyer orarin e izolimit.

Videoja u filmua nga kalimtarë të rastësishëm  dhe provokoi reagimet e shumë qytetarëve, e po ashtu edhe të kryedemokratit Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *