E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dhunim fizik e argresion verbal, protesta e opozitës nuk kurseu as gazetarët

Ndryshe nga protestat e tjera të opozitës, ajo e të shtunës mbrëma u mbyll me një bilanc të dhimshëm edhe për njerëzit e medias.

 

Reklamë

Pothuajse të gjithë gazetarët që raportuan për disa orë protestën e opozitës si dhe operatorët që transmetuan me vendosmëri të gjitha momentet e saj, u përballën me dhunimin fizik, agresionin verbal, kërcënimet dhe shkatërrimin e mjeteve të punës.

 

Një nga kameramanët u godit në kokë në krye të detyrës, duke mbetur i gjakosur. Kolegë të tjerë u qëlluan nga turma, sidomos nga persona të maskuar brenda saj. Te paktën dy kamera dhe një dron u shkatërruan apo u dëmtuan.

 

E gjitha kjo ndodhi vetëm për shkak se reporterët dhe operatorët po transmetonin drejtpërdrejt përplasjet e dhunshme para Kryeministrisë, para Parlamentit dhe para Drejtorisë së Policisë.

 

Po ashtu, dhunimi dhe agresioni ndaj njerëzve të medias u bë nga protestues të caktuar nën sytë e liderëve të opozitës.

 

U takon pikërisht atyre, drejtuesve të PD dhe LSI dhe aleatëve të tyre të distancohen nga akte të tilla dhune, ndaj gazetarëve dhe operatorëve që bëjnë thjesht punën e tyre.

Më shumë video

Reklamë