E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dhunë te protesta e opozitës, disa të lënduar nga gazi lotsjellës

Tensionet e protestës së opozitës para godinës së Parlamentit, kane shenuar deri tani nje bilanc me disa të lënduar.

 

Përdorimi masiv i gazit lotsjellës nga policia si e vetmja mënyrë për të larguar turmën e  cila sulmoi me gurë godinën e kuvendit, i ka shkaktuar  probleme me frymëmarrjen një pjesë të konsiderueshme protestuesish. Të vetmit që kanë shpëtuar nga gazi lotsjellës kanë qenë policët dhe gazetarët të cilët kishin marrë masat për një situatë të tillë.

 

Reklamë

Por uniformat blu nuk i shpëtuan lëndimeve nga përleshjet fizike dhe hedhjet drejt tyre e gureve dhe e sendeve te forta.

 

Gjithashtu për të shpërndarë turmën forcat e rendit kanë përdorur edhe ujë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë