Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
31 May 2026
Vizion fokus

Trump emëron Tom Barrack të dërguar presidencial për Sirinë...

Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë në prodhimin...

Ndarja nga jeta e Kreshnik Tartarit, Rama: Lamtumirë legjendë...

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në Rrugën e...

“Vrasja e civilëve vetëm sa forcon Hezbollahun”, Franca kërkon...

Fati i uraniumit në pritje të akordit SHBA-Iran

Shpresë kundër kancerit, studimi ndërkombëtar: Injeksioni eksperimental eliminon tumoret...

Dronët ukrainas godasin rafinerinë ruse gjatë një tjetër sulmi...

Dhunoi protestuesit në Zvërnec, arrestohet punonjësi i policisë private....

Aksident me vdekje në aksin Korçë-Bilisht, 62-vjeçari përplaset nga...

Dhunë në Novi Sad: Studentët serbë akuzojnë mbështetësit e pushtetit për sulm gjatë protestës

17 Shkurt 15:43

Së paku tre protestues antiqeveritarë u lënduan mbrëmjen e 16 shkurtit në incidente në qendër të Novi Sadit, ku, të ndarë nga kordone policore, protestuan njëkohësisht edhe mbështetës të pushtetit.

Studentët që organizuan protestën kundër Qeverisë së Serbisë, akuzuan mbështetësit e pushtetit se i sulmuan para ndërtesës së Teatrit Kombëtar Serb.

Ata thanë se disa burra, të veshur me të zeza, i kanë goditur me shqelma, i kanë shtyrë dhe i kanë rrahur, ndërsa policia, fillimisht, nuk ka reaguar.

Në atë kohë, brenda ndërtesës së teatrit po mbahej një akademi solemne me rastin e 200-vjetorit të themelimit të institutit kombëtar serb “Matica srpska”.

Në këtë aktivitet folën kryetari i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, Millosh Vuçeviq, dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ndërsa në mesin e të pranishmëve ishin edhe zyrtarë të tjerë, përfshirë ministra dhe kryetarin e qytetit të Novi Sadit.

Ngjarja u mbajt derisa protestat kundër Qeverisë në Serbi vazhdojnë për më shumë se 15 muaj.

Ato nisën pas një incidenti në stacionin hekurodhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona, në nëntor të vitit 2024.

Protestat filluan me thirrjen për përgjegjësi, për të vazhduar më pas me kërkesat për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe dorëheqjen e pushtetit.

Si erdhi deri tek incidentet?

Disa qindra mbështetës të partisë në pushtet u mblodhën në hyrje të ndërtesës së teatrit.

Rreth tyre ishin vendosur forca të shumta policore, të cilat i pengonin protestuesit antiqeveritarë që t’u afroheshin.

Dëshmitarët i thanë gazetares së Radios Evropa e Lirë se, në një moment, mbështetësit e pushtetit u vërsulën drejt një grupi studentësh dhe gazetarësh para teatrit.

“Nuk e di se si filloi, ndoshta i njohën që ‘nuk ishin nga grupi i tyre’. Pashë një djalë që po e godisnin në kokë, një vajzë e rrëzuan në tokë dhe e shqelmuan. I rrahën për një kohë. Pastaj, policia filloi të ndërhyjë dhe ta shoqërojë grupin që ishte sulmuar në anën tjetër të kordonit”, tha Igori nga Novi Sadi.

Studentët antiqeveritarë publikuan në rrjetet sociale video nga pjesë të sulmit.

Një nga videot u publikua në Instagram, me përshkrimin: “Mbështetësit e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) sulmuan kolegët tanë”.

Nga kjo parti, deri më tash, nuk ka ndonjë reagim./rel

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
dhune novi sad

Nga e njëjta kategori

Trump emëron Tom Barrack të dërguar presidencial për Sirinë dhe Irakun

më shumë...

Zjarr në Pllanë të Lezhës, flakët përfshijnë një parcelë me pemë dhe vreshta

më shumë...

Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë në prodhimin e dronëve

më shumë...

Ndarja nga jeta e Kreshnik Tartarit, Rama: Lamtumirë legjendë e sportit shqiptar dhe prodhues kampionesh!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

5:45

Trump emëron Tom Barrack të dërguar presidencial...

5:23

Zjarr në Pllanë të Lezhës, flakët përfshijnë...

5:10

Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë...

4:50

Ndarja nga jeta e Kreshnik Tartarit, Rama:...

4:28

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

4:14

“Vrasja e civilëve vetëm sa forcon Hezbollahun”,...

4:07

Fati i uraniumit në pritje të akordit...

3:30

Shpresë kundër kancerit, studimi ndërkombëtar: Injeksioni eksperimental...

3:15

Dronët ukrainas godasin rafinerinë ruse gjatë një...

2:57

Dhunoi protestuesit në Zvërnec, arrestohet punonjësi i...

Foto ilustruese
2:40

Aksident me vdekje në aksin Korçë-Bilisht, 62-vjeçari...

2:32

Berisha: Edi Rama vonoi IBAR-in, Albanian Digital...

2:24

Hoxha: Kosova, prioriteti ynë! Konjufca: Kemi forcuar...

2:14

“Koha për të dhënë rezultate”, presidenti i...

2:07

Mbrëmje operistike në Korçë, “Nga Rossini tek...

1:34

SPAK jep pretencën për “Revanshin”, Prokuroria e...

1:05

Trump: Jemi afër marrëveshjes, nëse nuk marrim...

12:39

Makina merr flakë në aksin Korçë-Ersekë, shpëton...

12:20

Ndahet nga jeta Kreshnik Tartari, legjenda e...

12:09

Përgatitjet për provimet e maturës, maturantët në...

Më të klikuarat

  • SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin
  • Makina merr flakë në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht...
  • Finalja e CHAMPIONS LEAGUE, formacionet zyrtare PSG-Arsenal
  • “Romiri nuk ka ambicie për showman”, partnerja e...
  • “Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama: Anëtarësimi n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.