E shtunë, 10 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhunë në familje, burri dhe vjehrri dhunojnë të renë në Maliq, shkak xhelozia

Dhunohet nga bashkëshorti dhe vjehrri një grua në qytetin e Maliqit.

Burime të siguruara thanë se ka qenë bashkëshorti ai që e ka goditur bashkëshorten ku ka qenë i pranishëm dhe babai i tij.

Reklamë

Ka qënë gruaja e dhunuar ajo qe ka lajmëruar forcat e policisë të komisariatit të Maliqit të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin e dhunuesve në ambientet e këtij komisariati

Pas marrjes në pyetje policia ka bërë ndalimin e bashkëshortit ndërkohë që vjehrri i se dhunuarës do të ndiqet në gjendje të lirë.

Reklamë

Ndërkohë mësohet se burri dhunues është përdorues i lëndëve narkotike dhe njihej si kontigjent nga ana e policisë.

Njoftimi:

Policia parandaloi përshkallëzimin e një rasti dhune në familje.

U arrestua në flagrancë 31- vjeçari dhe u procedua penalisht 59- vjeçari (babai i 31 vjeçarit).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, menjëherë pas njoftimit të marrë, për një rast dhune në familje kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Nga veprimet e para rezultoi se shtetasi E. Z., pas një konflikti për motive xhelozie, kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga veprimet hetimore rezultoi se dhe babai i 31 vjeçarit shtetasi T. Z., ishte përfshire në konflikt dhe kishte ushtruar dhunë ndaj 28 vjeçares (nuses së djalit).

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. Z., 31 vjeç, dhe u procedua penalisht babai i tij shtetasi T. Z., 59 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.

/Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë