Policia e Korçës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për dhunë në familje. Sipas njoftimit të bluve, në pranga ra shtetasi E. M., 47 vjeç, banues në fshatin Kreshovë, Kolonjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ndaj vëllait, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Personi tjetër i arrestiar është N. H., 43 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën është në proces divorci.

Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi iu gjet një mjet i mprehtë (thikë) 1 cili ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa bashkëshortja u pajis me urdhër mbrojtjeje./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *