E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes, arrestohen dy persona në Lezhë

 Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë në familje.

48 vjeçari Shkëlqim Gjoni ka goditur me sende të forta babain e tij për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan shtetasin Sh. Gj., 48 vjeç, banues në Tale, Lezhë, pasi ka goditur me sende të forta babanë e tij, për motive të dobëta”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, 36 vjeçari Artan Nikolli u arrestua pasi bashkëshortja e tij ka bërë kallëzim se ai ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan shtetasin A. N., 36 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë