E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dhunë mbi mjekët në Korçë

Dhune mbi mjeket e spitalit te Korçës. Rasti skandaloz është regjistruar mëngjesin e se martës ne shërbimin e urgjencës. Një 21-vjeçar ne gjendje te dehur i shoqëruar edhe nga persona te tjerë është paraqitur për ndihme mjekësore. Por megjithëse e ka marre atë 21-vjeçari Kostika Xhenga ka hequr serumin nga krahu dhe ka sulmuar mjekët e infermierët, duke i goditur me karrige.
Përgjegjësi i urgjencës së spitalit të Korçës, Dhimitraq Samara, tha se mjekët në këtë shërbim janë krejtësisht të pambrojtur. Për këtë ngjarje, nuk ka pasur asnjë reagim nga policia e qytetit juglindor. Ky nuk është rasti i parë i dhunimit të mjekëve në urgjencën e Korçës.

Më shumë video

Reklamë