Më shumë se 1.5 milionë protestues në të gjithë Francën vijojnë qëndresën e tyre ndaj kreut të shtetit në ditën e dytë të grevës kombëtare.

 

Ata kundërshtojnë reformën e pensioneve të premtuar nga Emmanuel Macron sipas të cilës 42 planet aktuale do të zëvendësohen nga një sistem pikëzimi.

 

Parisi është paralizuar tërësisht, tensionet u përshkallëzuan ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e zemëruar. Punonjësit e sindikatave hodhën fishekzjarrë drejt oficerëve, sulmuan stacionet e autobusëve dhe i vunë zjarrin koshave të mbeturinave.

 

Më shumë se 90 persona u arrestuan. Protestuesit me kapuç dhe maska kanë ndezur zjarre në rrugë dhe kanë bllokuar metrotë. Përplasje të dhunshme ka patur edhe në qytete të tjera të vendit. Sikurëse është paralajmëruar, greva do të vijojë edhe gjatë fundjavës.

 

Avionet, trenat, transporti urban, rafineritë madje dhe spitalet e shkollat ​​publike, kanë pezulluar aktivitetet. Muzeu i Luvrit dhe të tjera institucione kulturore gjithashtu janë mbyllur.

 

Presidenti frencez synon të thjeshtojë sistemin e pensioneve të Francës, i cili përfshin më shumë se 40 plane të ndryshme. Sipas Emanuel Macron, sistemi aktual është i padrejtë dhe tepër i kushtueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *