Policia e Durrësit ka arrestuar 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Policia arrestoi shtetasin B. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

M. D., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve;

L. L., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;

F. T., 37 vjeç, pasi në rrugën “Taulantia”, Durrës, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur disa mjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *