Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim reagoi për protestat e dhunshme në SHBA.

 

Kim dënoi në “Twitter” dhunën dhe tha se me rëndësi në këtë pikë mbetet që tranzicioni i pushtetit nga Donald Trump tek Joe Biden të jetë paqësor.

 

Sipas saj, ky është një mësim edhe për shqiptarët, që të drejtën për të protestuar të mos e shndërrojnë në dhunë ndaj institucioneve.

 

“Shumë miq shqiptarë kanë shprehur tronditje dhe shqetësim rreth sulmit të fundit mbi Kapitolin e SHBA. Unë do të doja të ju falënderoj për solidarizimin me ne. Dje, Presidenti Trump bëri të qartë se SHBA është & duhet të mbetet një komb i rendit dhe ligjit, dhe ata që shkelën ligjin do të paguajnë një çmim. Presidenti Trump gjithashtu e bëri të qartë se Kongresi ka vërtetuar rezultatet e zgjedhjeve dhe ai tani është përqendruar në sigurimin e një tranzicioni të qetë, të rregullt dhe pa ndërprerje të pushtetit në 20 janar. Liria e fjalës dhe e drejta e mbledhjes janë thelbësore për demokracinë, por kjo liri dhe e drejtë nuk duhet të shndërrohet në paligjshmëri dhe dhunë ndaj vetë demokracisë, përfshirë tranzicionin paqësor të pushtetit. Demokracia nuk është e lehtë dhe nuk duhet të merret si e mirëqenë nga askush prej nesh. SHBA do të dalë më e fortë dhe më e mençur pas kësaj prove të demokracisë sonë”, tha Yuri Kim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *