Në protestën e opozitës këtë të shtunë nga dhuna që ndodhi para godinës së kuvendit, janë lënduar disa persona mes tyre disa punonjës të policisë.

 

Informacionet bëjnë me dije se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu vizitoi në spitalin ushtarak punonjësit e Policisë të cilët u lënduan, gjatë dhunës së ushtruar nga turma duke qëlluar me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike.

 

Veliu është interesuar te mjekët për shëndetin e punonjësve të Policisë dhe u ka uruar atyre shërim të shpejtë.

 

Ndërkohë pas vizitës së efektivëve të plagosur Drejtori i Përgjithshëm ka takuar në ambientet e jashtme të spitalit edhe një pjesë të kolegëve të punonjësve të lënduar, duke i falënderuar për gjakftohtësinë, seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë protestës së sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *