E hënë, 2 Nëntor 2026 Film TV deri në 02:30 Në vijim ora 02:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dhuna në protestë, Rama i ashpër: Nuk do i tolerojmë zaptuesit

Plagosja e një numri të konsiderueshëm policësh gjatë protestës së banoreve të Unazës së Re para parlamentit, ka sjelle reagimin e menjehershëm të kryeministrit Rama

 

Nëpërmjet një postimi në twitter, ai ka paralajmeruar se dhuna ndaj forcave te rendit nuk do të tolerohet.

 

Reklamë

 

Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje:Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës!Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga.

 

Nga protesta që prodhoi dhunë para kuvendit gjatë kohës që kreu i qeverisë fliste për këtë cështje, u plagosën 12 efektive ( nga të cilët 2 në gjëndje me të rëndë) dhe 3 qytetare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë