Protestat e dhunshme  dhe trazirat e një ditë më parë në Malin e zi me rastin e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije, solli reagimin e bashkimit evropian. Zyrtarët e unionit theksuan rëndësinë e lirisë për të protestuar pa cenuar sigurinë e të tjerëve.

 

“Zhvillimet në Mal të Zi janë tejet shqetësuese. Liria e tubimit është e drejtë themelore e BE-së. Në të njëjtën kohë, ajo e drejtë duhet të përdoret pa paragjykuar shëndetin publik dhe në përputhje të plotë me sundimin e ligjit, rendin publik dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi”

 

BE apeloi qe autoritetet vendase të hetojne rastet e dhunës.

 

 “Cilido përdorim i forcës duhet të jetë i matur dhe proporcional në secilin moment. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe presim nga organet kompetente që të hetojnë dhe sigurojnë proces të duhur gjyqësor për rastet e dhunës, si ndaj protestuesve, ashtu edhe ndaj zyrtarëve të rendit

 

Ndërkohe zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic, gjatë një interviste tha se oficerët e policisë vepruan me profesionalizëm teksa sipas tij u provokuan nga protestuesit.

 

DRITAN ABAZOVIC

ZËVENDËSKRYEMINISTER I MALIT TË ZI

“Në përputhje me rrezikun që ekzistonte, çdo gjë përfundoi në mënyrën më të mirë. Ne bëmë çdo gjë që të jemi të përmbajtur dhe përplasjet filluan kur forcat politike të opozitës u përpoqën të depërtonin me forcë në kordonin e policisë. Në atë moment, u hodh gaz lotsjellës dhe deri në atë moment policia nuk kishte as dëshirë e as vullnet për të kundërshtuar qytetarët në çfarëdo mënyre.”

 

Mitropoliti i Malit të Zi, Joanikije, u shugurua  një ditë më parë në Cetinë të Malit të Zi.Cermonia u shoqeruar me disa incidente ku mbeten te plagosur dhjetra persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *