E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dhuna në familje, problem shqetësues në qarkun e Korçës

Edhe gjatë javës që lamë pas, nga ana e strukturave të Policisë së Qarkut Korçë, ka vijuar puna për rritjen e parametrave të sigurisë.

 

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë një jave janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas, kurse 31 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë ndërsa 2 janë shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

 

Reklamë

Nga na e policisë janë plotësuar edhe 4 kërkesë-padi për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes. Dhuna në familje vazhdon të mbetet problematike edhe pas ashpërsimit të masave penale për ushtruesit e saj.

 

Ndërkohë nga Sektori i Policisë Rrugore, kanë vijuar kontrollet dhe këshillimet për drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës.

 

Mësohet se janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas ndërsa 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lire. Po ashtu janë tërhequr 8 leje drejtimi dhe janë vendosur në total 540 masa administrative, për shkelësit e Kodit Rrugor.

 

Policia tha se në kuadër të Plan-Veprimit “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike”, kanë vijuar kontrollet e pandërprera nga ana e shërbimeve të saj, në ambjente të hapura dhe të mbyllura në gjithë territorin e qarkut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë