Nexhi është një nga ato nëna që vendosi të thyejë heshtjen. Pas viteve të dhunës fizike dhe presionit psikologjik nga ish-bashkëshorti, gjeti forcën të largohej nga kjo marëdhënie.
“Nuk gjeja dot farcë që të dilja nga ajo martesë, por më në fund pas lindjes së djalit, dhuna fizike u shtua akoma më shumë dhe aty thashë stop, unë nuk mund ta përballoj dot këtë martesë. Vendosa të bëja divorcin”, tha Nexhi Kllogjri.
Ajo pranon se shoqëria vazhdon të mbetet e mbyllur përballë temave të dhunës, ndërsa një apel nuk mungon për cdo grua që gjendet në të njejtën situatë.
“Ndonjëherë themi dhunë fizike, por brënda asaj dhune fizike është dhuna psikologjike që është më e rëndë se cdo gjë. Përderisa nëna përjeton dhunën fizike, fëmija ndërkohë përjeton dhunën psikologjike, janë në të njejtën kohë. Hiqni dorë sa më shpejt, sepse duke menduar “për hir të fëmijëve”, mund të kaloni ndonjë tragjedi. Familajrëve, mbështetini këto nëna,jepini dorën, mbajini afër që të kenë mundësinë të largohen nga kjo situatë”, shtoi ajo.
2.881 gra kanë raportuar dhunë dhe 3.650 telefonata janë drejtuar drejt Linjës së Këshillimit për gra dhe vajza.
Këto numra përkthehen në histori të jetuara, gra që kërkojnë ndihmë dhe një shoqëri që ende ka shumë për të bërë./vizionplus.tv





