Nje raport i Organizatës per te Drejtat e Njeriut “Amnesty International” zbulon fakte tronditëse per dhunën e ushtruar ndaj te burgosurve ne Siri. Qe nga viti 2011 kur nisi kryengritja kundër presidentit Assad, ne qeli kane gjetur vdekjen rreth 18 mije te dënuar. Dëshmitë e siguruara nga 65 ish te burgosur tregojnë per tortura çnjerëzore, përdhunim dhe rrahje sistematike nga gardianet. Ata kane rrëfyer te ashtuquajturat festa te mirëseardhjes, me rituale te rrahjes me shufra metali dhe përdorimit te telave elektrike. Sipas raportit, si pasoje e plagëve çdo dite mesatarisht ne burgje gjejnë vdekjen 10 persona. Kujdesi shëndetësor mungon, po ashtu edhe kushtet e higjienës. Megjithatë, qeveria siriane ka mohuar akuzat per dhune. Edhe ne muajin shkurt ne nje raport tjeter te kombeve te bashkuara qeveria akuzohet per nje politike shfarosëse dhe se bashku me opozitës dyshohet te kenë kryer krime lufte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *