Subscribe

Dy ditë pas vrasjes së një gruaje shtatzënë në  Prishtinë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thirrur mbledhjen  e Këshillit për Demokraci  dhe të Drejtat e Njeriut.

 

Në takimin ku do të  marrin pjesë  të gjithë drejtuesit e institucioneve pritet të dilet me  qëndrime konkrete për masat që duhen marrë për parandalimin e dhunës ndaj vajzave dhe grave në Kosovë.

 

Osmani tha për mediat se kjo është   një sfidë e madhe për shoqërinë.

 

 

“Në agjendë janë dy pika konkrete: E para, secili institucion të jetë në inputin e vet lidhur me mangësitë që ekzistojnë në sistemin tonë për mbrojtjen e jetës së vajzave dhe grave dhe e dyta do të dalim me përfundime dhe konkluzione konkrete se si të parandalojmë këto akte të dhunës dhe këtë femicid sa më urgjentisht që të jetë e mundur.

 

Ndërkohë kryeministri i Kosovës Albin Kurti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje për dorëheqjen e të gjithë personave përgjegjës për ngjarjen.

 

Në bazë të përgjegjësive që mbartin institucionet përkatëse, po bëhet: inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës; inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale; inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK; ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar.I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje.

 

35-vjeçarja shtatëzënë  Hamide Magashi u vra nga ish-bashkëshorti i saj  Sokol  Halili  , i cili është ende në arrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *