Subscribe

Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, në raportin e ri, thotë se shkalla e sulmeve ndaj fëmijëve në zonat e konfliktit në botë, arriti në nivele tronditëse gjate 2017-es.

 

Sipas raportit të UNICEF, ekziston një mospërfillje e hapur ndaj ligjeve ndërkombëtare që synojnë mbrojtjen e personave më të rrezikuar dhe më të brishtë, duke theksuar se një gjë e tillë nuk mund të jetë normale.

 

Drejtori i Unicef Manuel Fontaine tha se fëmijët ishin pre e sulmeve në shtëpitë e tyre, ne shkolla dhe parqe lojërash.

 

Në raport përmendën disa prej zonave të konfliktit, ku fëmijët kanë vuajtur më shumë gjatë vitit 2017, ku kryeson Afrika Qendrore, Nigeria e Kameruni, Sudani Jugor, Jemeni, por edhe Mianmari, e Ukraina lindore.

 

Qindra mijëra fëmijë në këto vende janë përballur me vrasje, përdhunime, rrëmbime dhe rekrutime në grupe të armatosura, ndërsa më shumë se 220 mijë të vegjël, jetojnë nën kërcënimin e minave dhe pajisjeve të pashpërthyera të mbetura nga lufta.

 

Ata po përballen gjithashtu me kequshqyerjen, sëmundjet dhe traumat. Për këtë, UNICEF-i i bën thirrje palëve të përfshira në konflikte të respektojnë detyrimet mbi bazën e ligjit ndërkombëtar, duke i dhënë menjëherë fund sulmeve ndaj fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *