E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dhuna ndaj anëtarit të LSI/ Meta: U sulmua pabesisht nga bandat

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj anëtarit të LSI-së në Poliçan, Luan Tare. Ky i fundit u godit me sende të forta teksa hynte në pallatin e tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se Tare u sulmua nga banda vetëm pse mbante në kokë kapelen me simbolet e partisë së tij.

“Sapo fola me të plagosurin nga sulmi i pabesë i bandës rilindase të Bashkisë Poliçan, mikun tim të vjetër Luan Tare. Mësova se ishte sulmuar pabesisht nga banda, që dhunon popullin e Poliçanit, vetëm pse mbante në kokë kapelen me simbolet e partisë së tij. I urova të shkuara dhe nesër do e çoj për kontroll më të specializuar në spitalet e Tiranës.  Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve dhe horrave!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë