Policia e Tiranës ka nisur një aksion për kontrollin dhe verifikimin e kopshteve e çerdheve private në kryeqytet. Ky aksion vjen pas rastit të rëndë ku u dhunua dhe i’u thye këmba një vajze 3-vjeçe në kopshtin ‘Stinën’ në Tiranë ku u arrestua edukatorja Majlinda Dehima.

 

Sipas burimeve, mësohet se janë gjetur 37 kopshte në Tiranë pa licensë ku policia ka nisur hetimet dhe i ka dërguar në Prokurori për hetime të mëtejshme.

 

Aksioni është shtrirë edhe në qytete të tjerë ku 4 kopshte janë goditur në Durrës, 3 në Lezhë dhe 1 në Gjirokastër. Ata akuzohen për veprën penale mospagim të taksave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *