Subscribe

Tre anëtarët e arrestuar të fisit Rraja do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve pas dhunës mizore. Ndaj Ineidi e Andi Rrajas, si dhe të afërmit të tyre Eni Kullaj, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest në burg, ndërsa per pronarin lokalit, Kujtim Përdaku u vendos Detyrim paraqitje për “moskallëzim krimi”.

 

Ineid dhe Andi Rraja mohuan akuzat e plagosjes së rëndë me dashje, armëmbajtjes pa leje dhe moskallëzimit të krimit, duke pretenduar se nuk kanë qenë ata që kanë ushtruar dhunë ndaj dy kushërinjve Maja.

 

Ndërsa, avokati kërkoi që të ndëshkohen autorët, por bëri të ditur se duhen individualizuar veprimet e personave të përfshirë në dhunën e ushtruar. Por, organi i akuzës u shpreh se veçimi i veprimeve që ka kryer secili, do të bëhet në seancat e gjykimit të themelit, e jo në fazën e hetimeve paraprake.

 

Krahas arrestimeve, policia ka shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë, mes tyre, djalin e ish-deputetit socialist, Rexhep Rraja dhe vëllezërit e tij Flamur e Xhelal Rraja. Policia e Shtetit i ka bërë thirrje këtyre të fundit pasi i cilëson organizatorë të ngjarjes së rëndë kriminale, për tu dorëzuar sa më parë bashkë me personat e tjerë të shpallur në kërkim.

 

Si pasojë e kësaj ngjarjeje, policia ka njoftuar se është shkrirë e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese e Komisariatit të Policisë Krujë si dhe përgjegjësia për rendin dhe sigurinë në këtë territor i kalon Tonin Vocaj, drejtorit të Policisë së Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *