15 adoleshentë janë shoqëruar këtë të hënë në komisariatin e Korçës lidhur me ngjarjen e një nate më parë, ku mbeti i plagosur rëndë një 14-vjeçar.

 

Të gjithë të shoqëruarit po merren në pyetje në prani të psikologut, por deri më tani policia nuk ka ende të dyshuar, pasi bashkëmoshatarèt e 14-vjeçarit ndryshojnë herë pas here deklaratat e tyre.

 

Ngjarja sipas policisë ka zanafillën në rrjetet sociale, që vijoi me pas me një përleshje masive mes dy grupe adoleshentesh në bulevardin “Republika” në afërsi të lulishtes “Themistokli Gërmenji” në Korçë.

 

Nga përleshja me mjete të forta ka mbetur i plagosur rëndë 14-vjeçari, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Korçës, është nisur mëngjesin e të hënës i intubuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *