Subscribe

100 kompani shqiptare e serbe kane dërguar përfaqësuesit e tyre ne Tirane për tu bere pjese e mbledhjes se dhomës se tregtisë Shqipëri-Serbi . Ministri serb i ekonomisë shfrytëzoi këtë takim per te kërkuar thellim te bashkëpunimit mes dy vendeve ne funksion te interesit te përbashkët per integrimin e Shqipërisë e Serbisë ne Bashkimin Europian.

 

“Evropa këtë rajon e sheh si një tërësi dhe prandaj në interes të përbashkët kemi të bashkëpunojmë që sfidat politike dhe ekonomike t’i zgjidhim me dialog dhe me bashkëpunim. Është e nevojshme që t’i thellojmë marrëdhëniet në bazë të interesave dhe qëllimeve të përbashkëta për të ardhmen tonë në Bashkimin Evropian. Kemi shumë sfida me të cilat ballafaqohemi, por ne duhet të fokusohemi tek ndërtimi i të ardhmes më të mirë për qytetarët tanë”.

 

Ne këtë mbledhje u rikonfirmua si kryetar i dhomës se tregtisë dhe industrisë Shqipëri-Serbi Isuf Ferra ndërsa Miroljub Aleksic si bashkëkryetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *