Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një rezolutë për nisjen e një hetimi  ndaj presidentit amerikan, Joe Biden. Ligjvënësit i hapën  rrugë procesit që do të përcaktojë nëse ka baza për të ngritur akuza për shkarkimin e presidentit amerikan, me dyshimet për korrupsion dhe marrje ryshfeti gjatë kohës së ushtrimit të detyrës si zëvendëspresident.

Pas miratimit  me 221 vota pro dhe  212 kundër, në një deklarata presidenti i SHBA-ve e quajti  ketë rezolute të pabazë.

 “Në vend që të bëjnë gjithçka për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së amerikanëve, ata janë të përqëndruar të më sulmojnë me gënjeshtra. Në vend që të bëjnë detyrën e tyre për punën urgjente që duhet bërë, ata po zgjedhin të humbin kohë në këtë manovër politike pabaza që madje republikanët në Kongres e pranojë se nuk mbështetet nga faktet.”

Votimi për autorizimin e hapjes së procesit nënkupton që hetimi do të vazhdojë gjatë vitit zgjedhor 2024, ndërsa Biden ka gjasa të përballet me ish-Presidentin Donald Trump, ndaj të cilit u ngritën dy herë hetime gjatë kohës që shërbente në Shtëpinë e Bardhë. Trump u ka kërkuar aleatëve të tij në Kongres që të veprojnë me shpejtësi për të hapur procesin për hetimin e Biden, si pjesë e thirrjeve të tij për hakmarrje ndaj armiqve të tij politikë.

Të gjithë demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve votuan kundër hapjes së procedurave, ndersa disa  republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve hezituan të shprehen pro votimit për procesin kundër Biden, nga frika e një kostoje politike. Por javët e fundit, udhëheqësit republikanë kanë deklaruar se votimi është vetëm një hap i procesit, jo një vendim për ta shpallur fajtor presidentin Biden./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *