E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dhoma e Lordëve voton Brexit

Dhoma e Lordëve ne Parlamentin britanik votoi ligjin për Brexit, qe i hap rrugën nisjes se bisedimeve per daljen e vendit nga unioni. Qeveria e kryeministres Tereza Mei do te aktivizoje nenin 50 te traktatit te Lisbonës, sipas te cilit negociatat per daljen zgjasin deri ne dy vjet. Bisedimet per largimin nga BE pritet te nisin ne javën e fundit te marsit. Mbështetësit e fushatës se Brexit e mirëpriten votimin, duke theksuar se tani duhet mbështetur qeveria per te siguruar marrëveshjen me te mire per Britaninë, por edhe unionin. Sipas parashikimeve, fundi i negociatave do te ndodhe ne kohen qe Skocia ka paralajmëruar te mbaje referendumin per pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë